Çfarë do të thotë fjaIa “Allahu ekber”? Mesoje sepse eshte me Rendesi..!

Uncategorized

Çfarë do të thotë fjaIa “Allahu ekber”? Mesoje se eshte me rendesi..!

Çfarë do të thotë fjala “Allahu ekber”?

Do të thotë se Allahu është më i madh se çdo gjë në qenien e Tij, në emrat dhe cilësitë e Tij, më i madh në kuptimin më të plotë që përmban kjo fjalë.

Allahu i madhëruar thotë: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij.

Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!” (Ez-Zumer: 67) dhe ka thënë: “Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e librit.

Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë.

Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë.” (El-Enbija: 104).

Ai është më madhështori dhe më i madhi, i Cili thotë: “Atij i përket e tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El-Xhathije: 37).

Çdo kuptim të madhështisë që përmban kjo fjalë është e saktë për Allahun e lartësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *