Arrestohet personi që pretendonte se ishte Jezusi

Lajme

Udhëheqësi rus i një sekti fetar, i cili pretendonte se ishte profeti Jezus, u arrestua në Siberi, ka bërë me dije policia e vendit nëpërmjet një komunikate.

Sergei Torop, i cili është i njohur për ndjekësit e tij si ‘Vissarion’, u arrestua së bashku me dy ndihmës të tij.

Komiteti i Hetimeve të Rusisë pretendon se grupi u ka shkaktuar dëme emocionale dhe fizike ndjekësve të tyre, si dhe iu ka zhvatur para.

Të tre burrat akuzohen për “krijimin e një shoqate fetare aktivitetet e së cilës përfshijnë dhunë kundër individëve dhe dëmtim të rëndë trupor dy ose më shumë njerëzve”, tha një zëdhënës i komitetit, sipas medias shtetërore.

Udhëheqësi i kultit u arrestua nga forcat e sigurisë pas një operacioni special të martën, në të cilën u aktivizuan helikopterë dhe oficerë të armatosur. Këta të fundit rrethuan zonat e sektit në një rajon të largët të Siberisë.

Burrat mund të përballen me 12 vjet burg nëse shpallen fajtorë, sipas agjencisë së lajmeve RIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *