Angela MERKEL Ka Një Thirrje Për Të Gjithë Ju Në GJERMANI !! Ja Çfarë Do Të Ndodhë…

Uncategorized

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të shtunën u bëri thirrje gjermanëve që t’i shmangin vizitat familjare për Festat e fundvitit dhe t’i shfrytëzojnë video-thirrjet për t’i shkëmbyer urimet, njësoj siç veprojnë ushtarët që ndodhen jashtë vendit.Shty,pe rek.lam.en dhe vazh,do le.xo laj.min..

Gjermania është duke u përballur me shtim të rasteve dhe viktimave të koronavirusit. Vlerësimi pozitiv për Merkelin për mbajtjen nën kontroll të valës së parë është shndërruar në kritika ndaj saj për atë që po cilësohet si dështim në valën e dytë.

“Gratë dhe burrat që ndodhen larg shtëpisë për të na ofruar siguri e dinë çfarë do të thotë të keshë kontakt të kufizuar me njerëzit e dashur”, tha kancelarja gjermane gjatë fjalimit të saj javor.“Ata e dinë çka do të thotë që të keshë mundësi të flasësh vetëm përmes programit Skype për një periudhë të gjatë kohore e të mos jeshë së bashku (me të tjerët).Ajo që na pret shumë prej nesh është e zakonshme për njerëzit në misionet jashtë vendit “, shtoi ajo.

Politikanja e popullarizuar ka bërë thirrje emocionale para festave të fundvitit që njerëzit t’i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe t’i pakësojnë kontaktet sociale sa më shumë pasi ekspertët shëndetësorë paralajmëruan rritje të numrit të infektimeve gjatë festave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *