ALARMANTE/ Ja çfarë pritet të ndodhë të Martën në Zvicër

Lajme

Pranimet në spitale të të sëmurëve me me koronavirus vazhdojnë të shtohen me të madhe. Shtimi i tyre është më i madh se ai i infeksioneve të reja ditore, shkruan srf.ch.

Në përputhje me rrethanat, njësitë e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane tani janë duke shfrytëzuar mesatarisht 77 për qind të kapaciteteve të tyre, përcjell albinfo.ch.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) paralajmëron përsëri për një mbingarkesë këcënuese të spitaleve.

Nëse zhvillimet vazhdojnë me ritmin aktual, shtretërit e kujdesit intensiv të çertifikuar do të jenë të zënë që të gjithë deri të martën e ardhshme.

Ndërsa shtretërit shtesë të kujdesit intensiv gjithashtu do të zihen deri më 17 nëntor, sipas parashikimit të BAG nëqoftëse nuk ndërmerret ndonjë hap serioz në këtë drejtim.

Që nga fillimi i rritjes së sërishme të numrave të infeksionee dhe shtrimeve në spitale, para rreth një muaji, sektori i shëndetësisë ka tërhequr në vazhdimësi vërejtjen për shterimin e shpejtë të kapaciteteve të shtretërve të kujdesit intensiv në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *