Ajeti i Kuranit qe duhet te Iexosh 8 here ne dite qe te jeni te mbrojtur.

Uncategorized

Ajeti i Kuranit qe duhet te lexosh 8 here ne dite qe te jeni te mbrojtur.

Përse është ligjëruar këndimi i ‘Ajetul kursj’ tetë herë çdo ditë?

Kanë ardhur hadithe të ndryshme, të sakta, të cilat tregojnë se ‘ajetul kursij’ preferohet të lexohet tetë herë, çdo ditë në jetën e muslimanit. E ato raste janë: një herë në dhikrin e agimit, një herë në dhikrin e mbrëmjes, një herë para gjumit, dhe një herë pas çdo namazi farz.[1]

Përveç asaj se ky ajet është mbrojtje nga shejtanët dhe këndimi i tij pas namazeve farz të fut në Xhennet, ajo që duhet kuptuar është mençuria e shpërblimeve të tilla madhështore për këndimin vetëm të një ajeti. Kjo sepse teuhidi i shkatërron shejtanët dhe kurthet e tyre, dhe sepse çelësi i Xhennetit është fjala: ‘La ilahe il-lall-llah’ (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut), pra njësimi i Allahut, i cili shfaqet nga fillimi në fund te ky ajet madhështor. Thotë Dr. Abdurrazzak el Bedr – në libërthin që ja ka kushtuar ‘ajetul kursij’ (Argumentet e teuhidit në ajetul kursij):

“Ajo që kërkohet nuk është leximi i pavëmendshëm i Ajetul-kursisë, pa menduar në domethënien e tij dhe pa medituar në argumentet e tij. Kur Allahu thotë për Kuranin në tërësi: “A nuk e meditojnë ata Kuranin?” (Nisa: 82), si mund të jetë çështja për ajetin më madhështor në mënyrë absolute në Kuran?! Në qoftë se njeriu nuk thellohet në domethënien e këtij ajeti, ndikimi dhe dobia e tij do të jenë të vogla.

Pak më lartë kaloi para syve tanë fjala e ‘shejkhul islamit’: ‘Nëse e lexon atë me sinqeritet’, e cila u përsërit në fjalët e tij (për tu theksuar) dhe për të tërhequr vërejtjen për atë se thjesht e vetëm leximi i saj nuk e arrin qëllimin dhe nuk e realizon atë që kërkohet.
Sa dallim të madh ka mes atij që e lexon atë pa vëmendjen e zemrës dhe mes atij që e lexon duke medituar në kuptimet e saj madhështore dhe duke menduar rreth atyre që ai bën fjalë prej kuptimeve të begata prej teuhidit dhe madhështisë së Allahut. E kështu zemra e tij mbushet me njësimin e Allahut, dhe mbushet me besim, dhe e ndjen madhështinë (e Zotit të botëve).

Dhe në përsëritjen e këtij ajeti me meditim ka një dobi të madhe e të rëndësishme, ndaj së cilës janë treguar të pavëmendshëm shumë prej njerëzve, dhe ajo është: që t’i rikujtohet zemrës rëndësia e teuhidit dhe bazat e tij, dhe që themelet e tij të rrënjosen thellë në zemër, dhe të zgjerohet hapësira e tij në të (dmth që ai të zërë vend të madh në zemër).
Për të kundërshtuar ata që e zvogëlojnë çështjen e teuhidit dhe mësimin e tij, dhe që pretendojnë se njeriut i mjaftuakan disa minuta për ta mësuar atë, pa pasur nevojë ta përsërisë dhe ta mësojë (e tua japë mësim njerëzve) atë vazhdimisht.”

Për këtë arsye (Allahu e di më mirë) ka ardhur në sunetin profetik udhëzimi për këndimin e sures “Ikhlas” dhe “Kafirun” në sunetet e sabahut dhe në ato të akshamit, dhe në rekatin e fundit të vitrit jemi udhëzuar prej Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – të këndojmë suren “El Ikhlas” dhe në atë para tij (rekatin e parafundit) suren ‘Kafirun’, në mënyrë që muslimani ta nisë ditën e tij me njësim të Allahut, dhe po me atë ta mbylli. Dhe këto dy sure, – për atë që i mediton – janë posaçëruar për teuhidin, dhe largimin prej shirkut dhe ithtarëve të tij. Dhe në thelb ky është edhe përkufizimi i Islamit: “Nënshtrim ndaj Allahut me njësim (teuhid) e duke zbatuar urdhrat e Tij, dhe largim nga shirku dhe ithtarët e tij”.Shty,pe rek.lam.en per ta shikuar videon e plo.te..

Ajo që kërkohet prej nesh është: Meditimi i atyre që lexojmë prej ajeteve dhe sureve të lartpërmendura, dhe rifreskimi i teuhidit në zemrat tona herë pas here. Dhe thirrës i mençur është ai që synim të tijin kryesor ka largimin e njerëzve nga shirku në mënyrë të vazhdueshme – pa u lodhur e pa u bezdisur – dhe sqarimin e teuhidit dhe të kundërtave të tij.

Allahu na dhëntë sukses!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *