A Obligohet Femra Që T’i Mbulojë Këmbët Në Namaz..?

Uncategorized

Pyetje: Esselamu alejkum hoxhe i nderum. A me lejohet qe te bej namaz pa qorapa ne shtepi, dhe a me lejohet te lexoj Kur’an pa mbulese? Esselamu alejkum. Allahu ju ruajt.Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket mbulimit të këmbëve për femrat në namaz, dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre:Shumica e dijetarëve e kanë obliguar atë, duke u bazuar në një hadith në të cilin Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) urdhëron Ummu Selemen për mbulimin e këmbëve në namaz.(Hadithin e transmeton Ebu Davudi dhe Bejhekiu, mirëpo ky hadith është i dobët)Ndërsa mendimi tjetër i dijetarëve është se lejohet që muslimanja të falet me këmbë të zbuluara (nën zogun e këmbës), ngase hadithi që e obligon një gjë të tillë është i dobët dhe nuk mjafton për argument.Ky është mendimi i Imam Ebu Hanifes, si dhe i Shejhul Islam Ibn Tejmijes dhe dijetarëve të tjerë.(Fetava 22/123)

Kështuqë mendojmë se lejohet namazi me këmbë të zbuluara për muslimanen, nëse atë nuk e shikojnë meshkuj të huaj, edhepse më e mirë për të është që t’i mbulojë këmbët e saj në namaz.(Sahih Fikhu Suneh 1/301) Ndërsa për leximin e Kur’anit pa mbulesë, lexo:A lejohet leximi i Kur’anit pa abdes dhe pa shami? Allahu e di më së miri.Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *