A Lejohet Të Marr Prej Pasurisë Së Burrit Tim Pa Dijen E Tij?

Uncategorized

Pyetje: Selamualejkum hoxhe i nderuar deshta tua bej nje pyetje per vllaznite e mi per pune.Spo punojne, po thojne ska pune ketu ne maqedoni por po me behet kaniher edhe pa dijen e burrit tim me ju cu te holla, por une nuk punoj vec burri po punon edhe shtesat e femive qe po i marrim, por se shum shpesh po me lypin edhe seshte dakord burri me ju cu, por une si moter e shkrete sdi cka me ju ba. Kur po ju tham se nuk mundi, po me thirrin ne tel pa nderpre, spo me duron zemra keshtu, po ua coj qe edhe une me u rehatu, se spo di cka me ba. Kete hall e kam me vite, ma beni hallall se e zgata shume, por jam shume e lodht prej ketij halli, se edhe burri po me dhimbet se po ia bej pa te drejte, por sdij as vet cka te bej.

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.Nuk lejohet që gruaja të merr prej pasurisë së burrit pa lejen e tij dhe t’ua dërgojë atë vëllezërve të saj, edhe nëse vëllezërit janë në hall dhe varfëri të madhe. Por duhet të merr leje prej tij dhe duhet t’i kërkojë atij prej pasurisë së tij, për t’i ndihmuar familjes së saj. E nëse ai është dakord, atëherë është në rregull. E nëse nuk është dakord, atëherë gruaja duhet të pajtohet me të dhe nuk ka të drejtë të veprojë kundër dëshirës së tij. I vetmi rast që gruaja ka të drejtë të merr prej pasurisë së burrit të saj pa dijen e tij, është nëse burri është koprrac dhe nuk e furnizon bashkëshorten dhe fëmijët e tij edhe në gjërat që janë shumë të nevojshme për ta, duke u bazuar në hadithin në të cilin Aisheja (radijallahunha) thotë: Hindi (radijallahu anha) tha: O i Dërguar i Allahut, Ebu Sufjani është burrë koprrac dhe nuk më jep aq sa më mjafton për veti dhe për fëmijët e mi, përveç nëse marr prej tij pa e ditur ai. Atëherë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) tha: ”Merr me të mirë prej tij aq sa është e nevojshme për ty dhe për fëmijët e tu”.(Transmeton Buhariu 5364)

Kështuqë, përveç këtij rasti, në të gjitha rastet tjera një gjë e tillë është e ndaluar.Andaj nëse ka mundësi që gruaja t’ia kthejë pasurinë që ia ka marrë burrit të saj pa lejen e tij, duhet që ta bëjë atë. E nëse nuk ka mundësi, së paku duhet t’i tregojë atij dhe t’i kërojë falje për këtë gabim. E nëse e di që me njoftimin e tij për këtë, do të shkaktohen probleme edhe më të mëdha, atëherë duhet të kërkojë falje tek Allahu (azzevexhel) dhe t’i shtojë të mirat ndaj burrit të saj, duke mos e përsëritur më një gjë të tillë.Allahu e di më së miri.Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *