A Duhet Të Ngriten Duart Gjatë Tekbireve Në Namaz?

Uncategorized

Pyetje: Selam alejkum.Ngritja e duarve ne namaz a behet vetem ne tekbirin fillestar apo edhe ne rastet e tjera (kur biem ne ruku, kur ngritemi nga rukuja dhe pas uljes se pare).Une kam lexu hadithe dhe argumente nga te dy palet.Pyetja ime eshte Vertete ekzistojne hadithe nga te dy anet apo nje pare jane hadithe te forta dhe nje pare te dobta.Cila eshte e verteta per kete ceshtje?Allahu ju shperblefte.Përgjigje:Alejkumselam.Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket ngritjes së duarve gjatë marrjes së tekbireve në namaz, dijetarët kanë diskutuar gjërësisht rreth kësaj çështje dhe kanë dhënë mendime të tyre. Megjithatë, shkurtimisht themi se mendimi më i saktë dhe më i vërtetë në lidhje me këtë, është se duart është sunet të ngriten në namaz në katër raste:-Në tekbirin fillestar,-Para rënies në ruku,-Pas ngritjes nga rukuja, dhe-Pas ngritjes nga teshehudi i parë.Duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Abdullah ibn Omeri i cili thotë se: “Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) i ngriste duart e tij deri në supe në fillim të namazit (në tekbirin fillestar), kur merrte tekbir për në ruku dhe kur thoshte: Semiallahu limen hamideh i ngriste duart e tij”. (Transmeton Buhariu 735 dhe Muslimi 390). E në një transmetim: “Dhe kur ngritej prej rekatit të dytë, i ngriste duart”. (Buhariu në Raf’ul jedejn 103)

Dhe argumente tjera të cilat e vërtetojnë një gjë të tillë.Ndërsa mendimi i dijetarëve të cilët thonë se ngritja e duarve bëhet vetëm në fillim të namazit, është i bazuar në disa argumente të cilat nuk qëndrojnë për të mbështetur këtë mendim. Prej tyre:Thotë Abdullah Ibn Mes’udi: A dëshironi që t’ua fali namazin e Pejgamberit (salallahualejhiveselem)? Pastaj, ua fali atë, dhe nuk i ngriti duart përveçse në herën e parë. (Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerë – Ndërsa Imam Ahmedi, Buhariu, Bejhekiu, Ebu Davudi, Darakutnij dhe të tjerë, thonë se ky transmetim është i dobët.)Thotë Abdullah ibn Mes’udi: Jam falur pas Ebu Bekrit dhe Omerit dhe ata nuk i kanë ngritur duart përveçse në herën e parë.(Transmeton Darakutnij dhe Bejhekiu – Ndërsa dijetarët e hadithit këtë transmetim e kanë cilësuar si të dobët)

Apo hadithi në të cilin thuhet:“Kush i ngritë duart e tij në namaz, nuk ka namaz”.(Thotë Imam Ibn Xheuzij, ky transmetim është i shpifur)Dhe argumente tjera të cilat nuk qëndrojnë për t’u mbështetur dhe për t’u argumentuar me to, për shkak të dobësisë së tyre.Andaj mendimi më i saktë padyshim është ai që është i sigurtë dhe i vërtetë në librat e hadithit dhe në të cilin nuk ka dyshim se është fjalë dhe vepër e Pejgamberit (salallahu alejhiveselem).Edhepse kjo çështje nuk duhet të jetë shkak për përçarje në mes muslimanëve, përderisa në mesin e dijetarëve ka mendime të ndryshme.Allahu e di më së miri.Hoxhë Omer Bajrami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *